Gjatë ditës së sotme kishte ndodhur një përleshje në fshatin Krushë e Madhe, dhe si rezultat i kësaj zënke në mes të dy personave, 52-vjeçar kishte sulmuar fqinjin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Motivi i përleshjes dyshohet të jenë punimet që kishte kryer viktima në afërsi të pronës së të dyshuarit. I njëjti u prangos nga Policia dhe më pas u ndalua me aktvendim të prokurorit.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari që rrahu fqinjin për shkak se kishte vendosur një dritare kah prona e tij është R. H..
H. dyshohet se ka sulmuar me grushte në fytyrë viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.





