LAJME

Përleshen 5 persona në një pishinë në Vërmicë, njëri nga ta lëndohet rëndë

Përleshen 5 persona në një pishinë në Vërmicë, njëri nga ta lëndohet rëndë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Korrik 2021, 09:38

Policia ka pranuar nje informacion se një person është lënduar rendë pas një perleshje që ka ndodhur në pishinën e një restauranti në fshatin Vërmicë, dhe i njëjti fillimisht është trajtuar nga emergjenca në fshatin Zhur e më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Në lidhje me ketë policia ka intervistuar 5 persona të dyshimtë ku njeri nga ata është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 ore, ka njoftuar për TV Prizrenin zëdhënësi i DRP-së, Shaban Osmanollaj.

Rasti është duke u hetuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika