Përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF-Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka shkruar se në kuader të kësaj drejtorie që ai drejton janë kryer 1 milion e 200 mijë shërbime shëndetësore në reparte të ndryshme shëndetësore të QKMF-së Prizren.
Drejtori, Xhevat Elezkurtaj ka potencuar se vërtet shërbimet shëndetësore dhe stafi mjekësor janë të mrekullueshëm duke treguar një efikasitet në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që kanë dhe llogaritet 2022 një vit shumë i suksesshëm i QKMF- Prizren.





