LAJME

Përkujtohet në 19 vjetorin e vdekjes, Destan Berisha, i njohur si agjent i CIA-së

Përkujtohet në 19 vjetorin e vdekjes, Destan Berisha, i njohur si agjent i CIA-së
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2023, 20:37

Është përkujtuar në 19 vjetorin e vdekjes në Orange të SHBA-së, veprimtari dhe ish-agjenti i CIA-së nga Billusha e Prizrenit, Destan Berisha.

Ai si ballist luftoi regjimin jugosllav, pasi nuk gjeti qetësi ai shpërngulet në Amerikë dhe nuk u kthye më kurrë në Kosovë.

Berisha ishte i njohur si agjent i CIA-së i cili veproi në vitet e 50-ta për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës, nga viti 1949-1953, ku për këtë ngjarje autori, Bashmir Xhemaj shkroi një libër me titull “Një shqiptar në CIA”.

Destan Berisha, ndërroi jetë më 10 prill të vitit 2004, në SHBA, ku me rastin e shkuarjes në amshim ditë më pare familjarët përkujtun veprën e tij dhe thane se ne e përkujtojmë me shumë pikëllim pasi nuk arriti ta sheh Kosovën të pavarur, ai vdiq me mall për vendlindjen e tij./tvprizreni.net/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika