Sot, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, është përkujtuar dëshmori Gani Xhemë Paçarizi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike.
Homazhet u bënë nga miq, familjarë dhe bashkëluftëtarë, në nderim të dëshmorit, i cili ra më 18 korrik 1998, duke luftuar për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut.
Kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Prizren, Isa Berisha, ka theksuar se sakrifica e dëshmorit Paçarizi dhe e të gjithë dëshmorëve të kombit, duke i kujtuar me krenari dhe respekt të thellë.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, nderim veteranëve të UÇK-së dhe mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan në çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Berisha.