- Reklama -

Përkeqësohet gjendja, shpërthejnë zjarret në pesë fshatra

Pesë incidente zjarri kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit nëpër fshatra të ndryshme të Kosovës.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zjarre ka pasur në Mushnikovë e Zhur të Prizrenit, në Orcushë të Dragashit, Mejë të Gjakovës e Ratkoc të Rahovecit.
Drunjë, barishte, shkurre, hamullore e pyll janë përfshirë nga flakët, ndërkaq zjarri është lokalizuar në të gjitha rastet.

Detaje nga raporti i PK-së:
Fsh. Mushnikovë, Prizren, 10.08.2021 – 14:50. Policia gjatë patrullimi ka vërejtur se janë duke u djegur rreth 10 ari me drunjë dhe bimë barishtore. Zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.Fsh. Orcushë, Dragash, 10.08.2021-12:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 15 ari barishte. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

- Reklama -

Zhur, Prizren, 10.08.2021-20:12. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe shkurre dhe bari. Njësiti i zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrinFsh. Mejë, Gjakovë, 10.08.2021-15:05. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë në sipërfaqe e pyllit. Njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.Fsh. Ratkoc, Rahovec, 10.08.2021-20:52. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar nga zjarri janë përfshirë rreth një hektar sipërfaqe me hamullore. Njësit e zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti është duke u hetuar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort