Ndodhet vetëm 12 kilometra larg qytetit të Prizrenit dhe gëzon një pamje të mrekullueshme e pozitë të veçantë gjeografike.
Vite më parë fshati Zhur, sipas banorëve rezidentë aty, kishte mbi 10 mijë banorë, porse sot kjo shifër është përgjysmuar.
Shumë të rinj e shumë familje kanë marrë rrugën drejt Evropës, duke e lënë thuajse në heshtje fshatin e tyre të lindjes.
Kryetari i fshatit, Behar Begaj, ka folur për vjetërsinë e Zhurit si vendbanim. Veç mënyrës së jetesës dikur dhe sot në fshat, Begaj ka përmendur edhe problematikat me të cilat ballafaqohet Zhuri. Mes tyre, mungesa e ujit të pijshëm.
Rrëfimin e tyre e ka ndarë edhe njëri nga fermerët aktiv. Me 300 krerë dele, Avni Hoxha, i siguron të ardhurat familjare. Hoxha e edhe vendësit e tjerë kanë mesazh për pjesën e mbetur të fshatit, që të mos e braktisin vendin e lindjes.