Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta të shtunën u janë nënshtruar pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, i cili po mbahet në 176 qendra testimi. Por dukuria e kopjimit po vazhdon.
Në fotot që ka siguruar KOHA, shihet se në një grup privat në Facebook po shpërndahen përgjigjet e Testit të Arritshmërisë. Grupi numëron mbi 2.700 anëtarë.
Njëjte po ndodh edhe në një grup në Viber. Grupi numëron mbi 900 anëtarë, ndërsa përgjigjet e Testit po shpërndahen.
Kjo dukuri ka qenë e pranishme viteve të fundit çdo herë sa janë mbajtur teste të tilla.
Testi që ka nisur në orën 10:00 do të përfundojë në 12:00.
Pjesa e dytë e testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, katër lëndë në ditën e parë dhe pesë lëndë në ditën e dytë të testimit.