Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hezituar të flasë lidhur me kandidaturën e arkitetit të njohur, Përparim Rama për kryetar të Prishtinës.
Sot gjatë ditës u raportua se arkitekti me famë botërore nga Londra, Përparim Rama, pritet të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Prishtinës.





