Përfundon takimi i Komitetit për pandeminë, nuk tregohet nëse ka masa të reja

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 5, 2020
Përfundon takimi i Komitetit për pandeminë, nuk tregohet nëse ka masa të reja

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për menaxhimin e pandemisë.

Në takimin e mbajtur të enjten pasdite nuk janë dhënë informacione nëse është vendosur për masa të reja.

Në këtë takim përveç të parit të shëndetësisë Armend Zemaj, ka marrë pjesë edhe u.d të ShKSUK-së, Valbon Krasniqit dhe ministri i Arsimit Ramë Likaj.

Takimi është mbajtur në dyer të mbyllura derisa është paralajmëruar konferencë për media.

Është raportuar se propozimet në këtë takim do të jetë mbyllja e Prishtinës gjatë ditëve të vikendit, pasi shifrat më të larta me Covid janë shënuar ditët e fundit në kryeqytet.

Këto masa të reja i ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme edhe vet ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika