Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka përfunduar restaurimi i Muzeut të Hidroelektranës në Prizren.
Ky muze unik dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin.
“Muzeu i Hidroelektranës në Prizren është aset me rëndësi të veçantë për zonën dhe një ndër shembujt e paktë të mbetur të stilit përkatës arkitektonik.






