Ka përfunduar protesta e cila ishte duke u mbajtur në Hagë, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u gjykuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra qytetarë nga Kosova dhe vende të tjera të Evropës, të cilët kanë thënë se janë kundër Gjykatës Speciale dhe se gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë.





