LAJME

Përfundon protesta e PSD-së me thirrje për dorëheqjen e Kurtit

Përfundon protesta e PSD-së me thirrje për dorëheqjen e Kurtit
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Mars 2023, 15:30

Ka përfunduar protesta e Partisë Socialdemokrate e thirrur për ta kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën ata thonë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar ta krijojë Asociacionin.

Për këtë arsye, ata gjatë protestës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Kurtit.

Paraprakisht, kishin hequr flamujt e Kosovës para Qeverisë dhe vendosën flamuj të bardhë si simbol dorëzimi. Më pas hodhën edhe tym.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika