Yener në deklaratën për gazetarët u shpreh që zgjedhjet të jenë në dobi të kombit turk dhe demokracisë.
“Ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot. Nuk ka pasur raportime negative deri më tani në këshillin tonë të cilat mund të kenë ndikim negativ në procesin e votimeve”, u shpreh ai.
- Reklama -
Ai bëri të ditur se ankesat e paraqitura në këshill janë vlerësuar dhe janë dërguar në këshillat zgjedhore të provincave.
Yener falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në procesin e zgjedhjeve, ndërsa tha se do të njoftojnë më tej për heqjen e ndalesës transmetimit të rezultateve./Koha.net/
- Reklama -