Në qendrat komunale të numërimit ka përfunduar numërimi i votave për ata që votuan brenda Kosovës. Rezultatet kanë dallime të vogla me ato që u shpallën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbrëmjes e së dielës.
Lëvizja Vetëvendosje që në rezultatet preliminare kishte 299,453 vota apo 42,96 për qind, pas rinumërimit në QKN iu shtuan edhe 193 vota. VV-ja mori 299,646 vota apo 42,97 për qind.
E Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në rinumërim iu shtuan 269 vota. Nga 147,325 vota apo 21,13 për qind që kishte në rezultatet preliminare, në QKN mori 147, 594 apo 21,17 për qind.





