Home LAJME Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

0
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në pesë komuna dhe po vazhdon në 29 të tjera.

Sipas KQZ-së, gjatë ditës së premte ka përfunduar numërimi në komunat Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik, ndërsa procesi po vazhdon në shumicën e komunave të tjera të Kosovës.

Numërimi i votave ka nisur sipas një kalendari të paracaktuar:

11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh

12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit

13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik

Ndërkohë, gjatë 14 shkurtit ka filluar numërimi edhe në komunat Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë.

Në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë ende nuk ka nisur procesi i numërimit, por KQZ ka deklaruar se për këto komuna do të ketë njoftime shtesë në kohën e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here