Komuna e Prizrenit përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i urës në fshatin Lubizhdë.
“Ka përfunduar ndërtimi i urës në fshatin Lubizhdë, që kishte nevojë për një strukturë tërësisht të re, bazament të përforcuar si dhe zgjerim me një tjetër korsi, ku aktualisht mund të kalojnë dy vetura”, thuhet tutje në postimin e komunës.
Rregullimi i urës përveç që e ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, do të mbyllen punimet me rregullimin e shtratit të lumit përreth urës së re.