Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar me sukses procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Prizrenit.
“Pjesë e këtij projekti është jo vetëm instalimi i kamerave në vendet kyçe, por edhe plani i detajuar për mirëmbajtjen e tyre, për ta garantuar kështu funksionalitetin e vazhdueshëm dhe efektivitetin e kamerave.
Ky sistem modern do të ofrojë mbikëqyrje të vazhdueshme nëpër pika strategjike të qytetit dhe do të krijojë ambient më të sigurt për të gjithë.
Komuna e Prizrenit do të nënshkruaj Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës e cila do ta bëj vëzhgimin e kamerave të montuara në qytet.”, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook./TVPrizreni/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.