VENDI

Përfundon aventura e BNE në ‘Major Paris’, mposhten nga FaZe

Përfundon aventura e BNE në ‘Major Paris’, mposhten nga FaZe
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Maj 2023, 15:33

Bad News Eagles kanë humbur nga FaZe dhe janë eliminuar nga ‘Major Paris’.

BNE u mposhtën 2:1 nga gjiganti amerikan.

Ndeshjen më mirë e nisën djelmoshat tanë duke fituar me diferencë të madhe mapin e parë ‘Overpaas’.

16 – 3 në favor të BNE-së përfundoi ai map.

Por, suksesi i ‘Overpaas’ nuk i përcolli në ‘Mirage’ dhe ‘Inferno’.

‘Mirage’ ishte tejet interesant me BNE që luftuan deri në fund për fitore.

19 -17 u mbyll mapi i dytë në të mirë të FaZe.

‘Inferno’ vendosi gjithçka sa i përket fituesit.

Edhe në këtë map më të suksesshëm ishin FaZe, duke fituar 16 -14.

BNE tentuan ishin pranë të fitonin, megjithatë nuk ia dolën dhe u eliminuan nga Majori.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika