LAJME

Përfundon afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike – tri koalicione, një kandidat i pavarur e një nismë qytetare

Përfundon afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike – tri koalicione, një kandidat i pavarur e një nismë qytetare
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2026, 09:01

Më 10.05.2026 ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se ky institucion ka pranuar aplikimin për certifikim nga tri koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 07.06.2026.

“Pas periudhës zgjedhore për njoftim të pjesëmarrjes në zgjedhje nga partitë politike dhe për formim të koalicioneve (1 – 7 maj), si dhe periudhës për aplikim për certifikim nga subjektet e reja politike (2 – 10 maj), numri i përgjithshëm i subjekteve politike që mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme, është: 27, prej tyre 22 parti politike; tri koalicione; një nismë qytetare; dhe një kandidat i pavarur.” – ka thënë Elezi.

Ai ka shpjeguar se sipas ligjit, partitë politike të regjistruara konsiderohen automatikisht të certifikuara, prandaj procesi i certifikimit vlen vetëm për subjektet e reja politike, përkatësisht koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

“Pas përmbylljes së procesit të certifikimit, KQZ do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.” – ka thënë ai.

Deri më 12.05.2026 subjektet politike duhet të dorëzojnë online listën me emrat e kandidatëve për deputetë për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme.

Nisma qytetare që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është Složno Pobeđujemo kurse kandidati i pavarur është Esmir Kasi.

Tri koalicionet për këto zgjedhje janë Koalicioni Vakat, Ashkalitë e Bashkuar dhe koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

22 partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë:

  1. Partia Socialdemokrate;
  2. Kosovaki Nevi Romani Partia;
  3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;
  4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
  5. Srpska Lista;
  6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi;
  7. Lidhja Demokratike e Kosovës;
  8. Fjala;
  9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
  10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;
  11. Socialdemokratska Unija;
  12. Jedinstvena Goranska Partija;
  13. Kosova Demokratik Türk Partisi;
  14. Nova Demokratska Stranka;
  15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;
  16. Kosovski Savez;
  17. Partia Balliste;
  18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;
  19. Partia Liberale Egjiptiane;
  20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
  21. Stranka Demokratske Akcije; dhe
  22. Partia Demokratike e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika