Është mbyllur afati që partitë të aplikojnë si koalicione për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nga KQZ me anë të një konference për media kanë bërë të ditur se janë paraqitur vetëm dy koalicione, shkruan lajmi.net.
“Janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit nga radhët e komuniteteve: Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe Koalicioni ZAJEDNO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Gragjanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka thënë zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi.





