LAJME

Përfundojnë punimet në repartin e dializës në Spitalin e Prizrenit, donacion nga vëllezërit Sope nga Zhuri

Përfundojnë punimet në repartin e dializës në Spitalin e Prizrenit, donacion nga vëllezërit Sope nga Zhuri
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2024, 10:00

Fal donacionit të vëllezërve Sope nga Zhuri i Prizrenit dhe gatishmërisë së ekipit të puntorëve, kanë përfunduar punimet në repartin e dializës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Një donacion i madh me kuptim të veçantë ju mundësua repartit të dializës, në Spitalin e Prizrenit nga familja e madhe e vllezërve Sope.

Përveç bukurisë e komoditetit, pastërtisë dhe investimeve të shumta ky donacion është shpresë e motiv për të sëmurët e repartit të dializës.

E tërë kjo nga vëllezërit Sope u bë si mirësi për shpirtin e nënës Nurije e cila po ashtu ishte paciente e këtij reparti.

Me këtë rast stafi reparit të dializës ia dedikoi një urim nënës se tyre tani më të ndjerë në shenjë mirënjohje “Pusho e qetë nënë Nurije, djemt e tu Sope bënë vepra të mira pë ty”.

Ndryshe, në dhjetor të viti të kaluar është renovuar tërsisht edhe një sallë në këtë repart po nga vëllazërit Sope.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika