Në Gjonaj të Hasit të mërkurën ka përfunduar turneu tradicional në futboll kushtuar Javës së Dëshmorëve të Hasit.
Në këtë turne morën pjesë 32 ekipe nga Hasi, nga Prizreni dhe vendbanimet përreth.
Pas ndeshjeve tejet interesante dhe eliminuese, në fund dy skuadrat më të dalluara: Abazi nga Poslishti dhe Mishtore Besforti u gjendën në finale.
Vendi i parë – Mishtore Besforti me medalje, kupë dhe 1000 euro;
Vendi i dytë – Abazi me medalje, kupë dhe 500 euro;
Lojtari më i mirë – Armend Kryeziu;
Lojtari më Fair-Play – Liridon Zeqiri;
Portieri më i dalluar – Besnik Beqiraj.
Në këtë turne, të mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe donator hasjan, gjatë 10 ditëve sa zgjati ky event sportiv, e ndjekën mbi 15 mijë shikues.
Në ndeshje finale ishte i pranishëm edhe drejtori i DKRS-së në Prizren, Adem Morina, i cili ka ndarë çmimin fitues të turnetu dhe njëkohësisht ka falenderuar këshillin organizativ në kuadër të OVL-UÇK-Has dhe të gjithë pjesemarresit në këtë turneut.
Ai gjithashtu ka premtuar se Komuna e Prizrenit do të vazhdoj t’i përkrah ngjarjet e këtilla sportive.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.