Komuna e Prizrenit, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se përfundoi me sukses procesi zgjedhor i Këshillit të Nxënësve në komunën e Prizrenit, ku prezent ishte edhe kryetari Shaqir Totaj, me ç’rast bëhet e ditur se u zotua që komuna do të jetë e hapur në çdo kohë për përkrahjen e Këshillit të Nxënësve dhe do të shpeshtohen takimet.
Përfundoi procesi zgjedhor i Këshillit të Nxënësve në komunën e Prizrenit

Tutje, në njoftimin e komunës thuhet se pas prezantimit të planeve të punës nga kandidatët për përfaqësues komunalë, Kuvendi i Anëtarëve zgjodhi Kryesinë e Nxënësve të Prizrenit, rrjedhimisht edhe përfaqësuesit në KNK. Zgjedhjet në nivel komunal organizohen nga KYC-ja, në kuadër të projektit “Këshilli i Nxënësve të Kosovës”, njofton në fund komuna./TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

