LAJME

Përfundimisht mbyllet grupi “Albkings”, deri më tani shtatë të arrestuar

Përfundimisht mbyllet grupi “Albkings”, deri më tani shtatë të arrestuar
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2024, 11:47

Është mbyllur përfundimisht grupi “Albkings”, që terrorizonte qytetarët duke publikuar në rrjetet sociale, fotot intime dhe të dhënat personale.

Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media nga prokurorja e rastit, Erza Bajrami – Kastrati.

Ajo tha se deri më tani janë arrestuar shtatë persona.

“Kemi arritur që kërtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, theksoi ajo.

Derisa kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi, theksoi se ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa përket veprave penale që do të ndiqen.

“Ju njoftoj se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe të arrestojë të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentiteti dhe kredencialeve. Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimeve. Ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa i përket veprave penale që do të ndiqen”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika