LAJME

Përfshihet nga zjarri një veturë te “Kroi i Mbretit

Përfshihet nga zjarri një veturë te “Kroi i Mbretit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2020, 08:49

Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në vendin e nohur si “Kroi i Mbretit”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, nga ky rast s’ka të lënduar.

“Një veturë është përfshirë nga zjarri, por s’ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe zjarrfikësit dhe Policia, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Kelani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika