LAJME

Përfshihet nga zjarri një veturë në Rahovec

Përfshihet nga zjarri një veturë në Rahovec
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2022, 10:02

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:05 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Rahovec.

Tutje në raport, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura me targa vendore, pronë e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika