Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën, rreth orës 14:55, në fshatin Hoçë e Madhe të komunës së Rahovecit, një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Ndërkaq, në njoftim bëhet e ditur se një grua 85-vjeçare e komunitetit serb, është gjetur brenda shtëpisë pa shenja jete.
“Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në njoftim.





