LAJME

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë, nuk raportohet për të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2024, 09:58

Një shtëpi është përfshi nga zjarri të premten në Malishevë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për persona të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Shkarashnik, Malishevë 15.11.2024 – 09:45. Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura, shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar ishte djegë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raport të policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika