LAJME

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Gjinoc të Suharekës, policia jep detaje

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Gjinoc të Suharekës, policia jep detaje
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2025, 09:41

Të mërkurën, rreth orës 21:00 është përfshirë nga zjarri kati i tretë i një shtëpie në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Sipas njoftimit të policisë, përveç dëmve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  kanë shuar zjarrin.

“Gjinoc, Suharekë  / 22.01.2025 – 21:00.   Një m/k ka raportuar se  nga zjarri i është përfshirë kati i tretë i shtëpisë. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. (shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë). Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policsë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika