LAJME

Përfshihet në aksident aktori Osman Azemi, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore

Përfshihet në aksident aktori Osman Azemi, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Prill 2025, 15:55

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Prishtinë–Gjilan, konkretisht në zonën e Graçanicës.

Sipas burimeve të Gazetës10, në këtë aksident është përfshirë aktori i njohur kosovar, Osman Azemi.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se Azemi ka pësuar një aksident me veturën e tij, e cila për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, megjithatë fatmirësisht gjendja shëndetësore e aktorit raportohet të jetë e mirë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika