SPORT

Përfaqësuesja e Kosovës niset për në Irlandën e Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës niset për në Irlandën e Veriut
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2022, 11:53

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ku të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.
Forca Kosovë! 🇽🇰
Forca Dardanë! 💙💛
#FFKKosova
#Dardanët
#BesaBesë
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika