LAJME

Përfaqësuesit e KFOR-it Zviceran sot vizituan KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren

Përfaqësuesit e KFOR-it Zviceran sot vizituan KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Janar 2025, 11:05

Sot, U.D Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Hidroregjioni Jugor, Fadil Berisha, mirëpriti në një takim përfaqësuesit e KFOR-it Zviceran.

Ky takim u përqendrua në temat si gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në rajonin e Prizrenit, aktivitetet e kompanisë dhe planet për vitin 2025.

Në njoftimin e hidroregjionit bëhet e ditur se ky bashkëpunim është dëshmi e rëndësisë së komunikimit dhe përkrahjes së ndërsjellë në dobi të komunitetit tonë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika