Përfaqësuesi i ShBA-së në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut të shkojë drejt përfundimit.
Përfaqësuesi i ShBA-së në OKB: Misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përfundojë

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën që po mbahet në formë virtuale, përfaqësuesi i ShBA-së ka thënë se UNMIK-u ka kohë që ka përfunduar qëllimin për çfarë është vendosur në Kosovë dhe tani duhet të mbyllet.
“Misioni i UNMIK-ut ka një kohë të gjatë që ka përmbushur misionin e tij dhe tani UNMIK-u të shkojë drejt mbylljes”, tha ai.Ai poashtu përgëzoi Kosovën për zgjedhjet parlamentare transparente, dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.“ShBA-ja e përgëzon Kosovën për organizimin e zgjedhjeve fer dhe transparente si dhe formimin e institucioneve, gjithashtu duam ta përshëndesim vendosjen e marrëdhënieve të Kosovës me Izraelin”, u shpreh ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

