Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka pritur në një vizitë zyrtare përfaqësueset e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Rebecca Satterfield, zëvendës zyrtare për Çështje Publike dhe Gresë Koca, asistente për Angazhimin Publik.
Përfaqësues të Ambasadës së ShBA-së vizituan Universitetin e Prizrenit

Sipas njoftimit, gjatë vizitës u diskutua për aktivitetet e përbashkëta të realizuara deri më tani, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në mbështetje të studentëve, stafit akademik dhe proceseve të ndërkombëtarizimit të universitetit.
Në njoftim thuhet se palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar atë edhe në të ardhmen përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

