LAJME

Për tre ditë, policia në Prizren sekuestron katër armë pa leje

Për tre ditë, policia në Prizren sekuestron katër armë pa leje
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2025, 12:34

Policia e rajonit të Prizrenit ka njoftuar se gjatë tri ditëve të fundit, ka vazhduar me përkushtim veprimtarinë profesionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, me fokus të veçantë në identifikimin dhe sekuestrimin e armëve pa leje.

Sipas policisë, në këtë periudhë, në katër raste të ndara operative, janë sekuestruar gjithsej katër armë zjarri. Dy prej tyre janë konfiskuar nga Stacioni Policor Prizren-Veri, ndërsa dy të tjera nga Stacioni Policor në Suharekë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët, angazhohet për identifikimin e poseduesve ilegalë të armëve, veçanërisht të atyre që keqpërdorin armët duke i përdorur për të shtëna festive në gazmende familjare. Këto veprime paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Në secilin rast konkret, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me aktvendim të prokurorëve përgjegjës, janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre kanë filluar hetimet për veprat penale përkatëse: “Posedim, mbajtje ose kontroll i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, shkruan në njoftimin e policisë.

Tutje, policia ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar, duke kontribuar në parandalimin e incidenteve dhe forcimin e sigurisë në bashkësi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika