LAJME

Për sulmin në Ibër Lepenc, Daçiq: Serbia e gatshme të ndihmojë në hetim, Kosova refuzon

Për sulmin në Ibër Lepenc, Daçiq: Serbia e gatshme të ndihmojë në hetim, Kosova refuzon
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2024, 23:10

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha sot se i hedhin poshtë deklaratat e liderëve në Kosovë se Serbia ka gisht në sulmin që u zhvillua mbrëmë në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Sipas tij, deklaratat në fjalë janë pjesë e një plani për t’i shkaktuar dëme Serbisë në arenën ndërkombëtare.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë hetimin, por ju kujtojmë se Prishtina refuzon çdo bashkëpunim me ne në luftën kundër krimit dhe terrorizmit, siç përcaktohet në dokumentet ndërkombëtare, përmes KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it”, tha Daçiq, shkruan Tanjug,

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika