LAJME

Për shkak të ndërrimit të ventilave të gypave, disa lagjje të Prizrenit do kenë ndërprerje të ujit

Për shkak të ndërrimit të ventilave të gypave, disa lagjje të Prizrenit do kenë ndërprerje të ujit
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Nëntor 2021, 10:06

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se me datë 20.11.2021 prej ores 07:00 – 19:00 përshkak të punimeve nga ana e operatorit ekonomik “Xerxa” në gypin transportues fi 400 mm, projekt i financuar nga Komuna e Prizrenit ku do të bëhet ndërrimi i ventilave kryesor në tri lokacione: “SalajdinBraha”, “Ardian Zurnaxhiu” dhe “Hadi Katarnxhiu”, pa furnizim të rregullt me ujë do të mbesin këto lagje:

· Lagjja „Ralin“,
· Lagjja „Lakuriq“,
· Lagjja „Ortakoll“,
· Lagjja „Bajram Curri“,
· Lagjja „Arbanë“,
· Lagjja „Jeta e Re“,
· Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“,
· Rruga „Edit Durham“ dhe
· Rruga„Fahredin Hoti“.

Me sanimin e defektit, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto lagje, thuhet në njoftim/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika