LAJME

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, këto fshatra të Prizrenit nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, këto fshatra  të Prizrenit nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2024, 15:25

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes faqes zyrtare në facebook, ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, gjatë datës 05.07.2024, disa fshatra të kësaj komune nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm prej orës 10:30 deri në orën 16:00.

Fshatrat e Prizrenit që nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm gjatë kësaj kohe janë fshati Planejë, Groozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj, Grazhdanik, Nashec, Tupec, Atmaxhë, Kobaj, Vlashnje, Kojushë dhe një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit.

“Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes.Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

 

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika