LAJME

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, Zhuri dhe fshatrat për rreth kanë ndërprerje të furnizimit me ujë

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, Zhuri dhe fshatrat për rreth kanë ndërprerje të furnizimit me ujë
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Mars 2022, 10:27

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave ka njoftuar se me datë 31.03.2022, nga ora 8:00, për shkak të ndërprerjes së paplanifikuar të energjisë elektrike nga KEDS-i, jashtë funksionit është Stacioni i pompave në Vermicë prandaj pa furnizim me ujë kanë mbetur:

· Fshati Zhur,
· Fshati Vermicë,
· Fshati Dobrusht,
· Fshati Shkozë dhe
· Pika Kufitare Morinë.

Me rikthimin e energjisë elektrike, do të rikthehet dhe furnizimi i rregullt me ujë në këto fshatra, thuhet në njoftim nga Zëdhënësja e Hidroregjionit Jugor, Nderona Kurtaj./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika