LAJME

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, sërish nesër pa ujë do të mbetet Zhuri me rrethinë

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, sërish nesër pa ujë do të mbetet Zhuri me rrethinë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Mars 2023, 10:00

Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, njofton konsumatorët e zonës së Lumës, se kompania KEDS, do të zhvillojë punime në tensionin e lartë.

Me datën 03.03.2023 (e premte) prej orës 16:00 deri në ora 22:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ku do të pamundësojë furnizimin me ujë të pijes në stacionin e pompave në Vermicë dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto fshatra:

  • Zhur
  • Vermicë
  • Dobrusht
  • Shkozë

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes në këtë zone, njofton KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika