Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se nga data 28.12.2020 prej orës 11:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes, për shkak të ndërprerjes me energji elektrike në stacionin e pompave “Kabash” i cili gjendet në fshatin Kabash dhe nga i cili furnizon dy Fshatra me ujë të pijes,.
Fsh. – Kabash
Fsh. – Kushnin
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.