Përmes një reagimi Lëvizja e shoqërisë civile “Opre Roma Kosova”, ka denuar fuqishëm përdorimin e tepruar të forcës ndaj qytetarëve të komunitetit rom e veçanërisht nga rasti i fundit rrahja brutale e pjesëtarit të komunitetit rome në njërën nga qendrat tregtare në Prizren.
Reagimi i plotë:
Lëvizja e shoqërisë civile, OPRE ROMA KOSOVA- dënojmë fuqishëm përdorimin e tepruar të forcës ndaj qytetarëve të komunitetit rom dhe komuniteteve tjera në Kosovë, veçanërisht nga rasti i fundit rrahja brutale e pjesëtarit të komunitetit rome në njërën nga qendrat tregtare në Komunën e Prizrenit, e cili nuk është rasti i parë ku qytetaret po abuzojnë me komunitetin. Sot në Kosovë janë dy raste të shënuara njëra pas tjetrës si raste dhe dhunës dhe diskriminimit të pjesëtarëve të komunitetit rom, egjiptian, njëra e konfirmuar si dhunë (rrahje), dhe rasti tjetër diskrimini i të rinjve për tu shërbyer në lokalet ku frekuentojnë nga të rinjtë.
Andaj në si Lëvizje dënojmë akte të tilla të dhunës dhe diskriminimit të cilat cenojnë integritetin dhe drejtat e njeriut në Kosovë





