Vdekja gjithmonë gjithkënd po e zëka në befasi! Ashtu na zuri edhe ne vdekja jote,sepse derisa ne po prisnim që të vije në klasë 5 minuta më herët papritmas erdhi lajmi i vdekjes tënde.
Prof,energjia jote do të mbetet përherë me ne. Flaka e mendimit afirmativ – e një mendimi të ri, tjetërfare, që ndeze tek një numër jo i vogël njerëzish në Prizren, e më gjerë – është përhapur gjithandej; dhe ai do të mbetet si një energji e shenjtë e përjetshme.
Gjithmonë do të kujtojmë prof,ike pa u përshëndetur e pa na thënë të rujamë shëndetin siq na thoje gjithmonë.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që i shkrove dhe e deshe aq shumë…
Shkruan: Andi Shala XI / 3
2021/Prizren
Edhe drejtori i gjimnazit ”Gjon Buzuku”, Jeronim Susuri, në shenjë respekti për kontributin e dhënë të profesorit, Besnik Krasniqi, mbrëmë ka ndezur qirinjë mbi dollapin e tij të vjetër.
“Nuk u rehatova pa ardh në gjimnaz edhe në këtë orë të natës, sepse nga sot kjo vatër e dijes është më e varfër.
E humbem një njeri model e që rrall gjen të tillë.
Profesor i denjë, koleg i dashur, prind e familjar i jashtëzakonshëm, qytetar e përfaqësues aktiv në dobi të shoqërisë.
Kështu ishte profesori ynë Besnik Krasniqi.
Në shenjë respekti për kontributin e dhënë dheza një qiri mbi dollapin e tij të vjetër por me shume histori e plot jetë.
Lus kolegët që në fletoren që gjindet sipër dollapit të ndjerit të shënojnë kujtimin e tyre për të dashurin tonë.
Pusho në paqe profesor Besnik Krasniqi!”, shkruan drejtori, Susuri.
Nuk u rehatova pa ardh në gjimnaz edhe në këtë orë të natës, sepse nga sot kjo vatër e dijes është më e varfër.
E…
Posted by Jeronim Susuri on Tuesday, 30 March 2021