Home LAJME Për plagosjen në Gjonaj të Hasit, arrestohen katër të dyshuar, në arrati edhe dy të tjerë

Për plagosjen në Gjonaj të Hasit, arrestohen katër të dyshuar, në arrati edhe dy të tjerë

0
Për plagosjen në Gjonaj të Hasit, arrestohen katër të dyshuar, në arrati edhe dy të tjerë

Policia në Prizren ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rendë në tentativë”, ‘Lëndim i rëndë truporë’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armevë’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjegjësisht sektori  rajonal i hetimeve në  kuadër te DRP Prizren, në koordinim me Prokurorinë e shtetit,  më datë: 27.05.2024 ka publikua fotografitë e personave në kërkim.

Personat kërkohen , për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rendë truporë “,:Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armeve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje ” e cila ka ndodhur më 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.

Pas publikimit të fotove, të dyshuarit sot më datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vetë dorëzua në sektorin e hetimeve rajonale në Prizren.

  1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk, komuna e Prizrenit
  2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk, komuna e Prizrenit
  3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995  , Fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Hetuesi policor gjatë hetimit të rasti në cilësinë e provave materiale kanë arrit të gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole  prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.

Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nën hetime!

Andaj, falënderojmë mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here