LAJME

Për pesë vite, nga Kosova u larguan mbi 550 ekipe mjekësore

Për pesë vite, nga Kosova u larguan mbi 550 ekipe mjekësore
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Gusht 2023, 10:16

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se për pesë vjet janë larguar nga Kosova mbi 550 ekipe mjekësore.

“Për katër vjet e gjysmë-pesë, sa ne monitorojmë këtë lëvizje, diku rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës”, thotë ai tutje.

Jashtë vendit më së shumti kanë ikur anesteziologë.

E kjo kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se ka ndikuar në listën e pritjes dhe janë rritur pakënaqësitë e pacientëve.

“Varet prej sektorëve. Më të goditurit ka qenë edhe sektorët e kirurgjisë, ku një numër i anesteziologëve ka shku dhe automatikisht është reduktuar puna në salla, është rritë lista e pritjeve, kështu edhe pakënaqësitë e pacientëve janë rritur”, thotë ai për Front Online.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika