LAJME

Për pesë muaj e gjysmë mbi 4 mijë lindje në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Për pesë muaj e gjysmë mbi 4 mijë lindje në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2026, 09:40

Që nga janari e deri më 15.06.2026 në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK janë realizuar gjithsej 4,423 lindje.

Prej tyre, 3,090 kanë qenë lindje spontane, ndërsa 1,333 lindje janë kryer me prerje cezariane.

QKUK ka njoftuar se ekipet mjekësore kanë trajtuar me sukses edhe foshnjat e lindura para kohe, ku 318 prej tyre, pas kujdesit intensiv dhe trajtimit të specializuar, janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore për në shtëpi.

Ky institucion ka theksuar se Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga kontrollet gjinekologjike, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të ndryshme, përcjellja e shtatzënisë, lindjet normale dhe operative, deri te kujdesi pas lindjes dhe trajtimi i rasteve më komplekse obstetrike e gjinekologjike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika