SPORT

Për një javë 13,180 aplikime për shtesa të fëmijëve dhe gra lehona

Për një javë 13,180 aplikime për shtesa të fëmijëve dhe gra lehona
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2021, 13:09

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve më 11 shtator ka njoftuar se është hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve.Kryeministri i vendit, Albin Kurti një ditë më parë bëri të ditur se deri të premten nga fillimi i aplikimit për shtesa dhe gra lehona janë bërë 13.180 aplikime, prej tyre 1.501 mbështetje për gra lehona dhe 11.679 shtesa për fëmijë.

Ndryshe, javën e kaluar ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.
Murati ka thënë se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna.

Në një postim të Ministrisë së Financave më 11 shtator thuhet:“U hap aplikimi për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Ndiqni vegzën përkatëse më poshtë për të aplikuar:

➡ 170€ në muaj për nënat e reja (lehonat): https://ekosova.rks-gov.net/SubService/311➡ 20€ në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/312Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika