PRIZRENI ME RAJON

Për nder të festave të nëntorit KBI në Malishevë organizon manifestim fetaro-kulturor

Për nder të festave të nëntorit KBI në Malishevë organizon manifestim fetaro-kulturor
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2023, 17:34

Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë për nder të festiave të nëntorit, të premten me 24 nëntor do të organizojë manifestim fetar-kulturor.

Mysafir nderi i këtij manifestimi do të jetë, Rifat Jashari, pjestari i familjes e cila është bërë simbol i qëndresës mbarëshqiptare në krye me kryeheroin e UÇK-së Adem Jasharin.

Pjesë e ktij manifestimi do të jetë, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kryetari komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, aktori i mirënjohur Basri Lushtaku dhe ilahisti, Egzon Ibrahimi, nën udhëheqjen e moderatores, Zejnepe Jakupi Bytyqi.

Ky manifestim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë duke filluar nga ora 15:00, hyrja do të jetë falas për të dy gjinitë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika