LAJME

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, më 7 dhe 8 prill, jepet premiera e shfaqjes “Gugle Love”

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, më 7 dhe 8 prill, jepet premiera e shfaqjes “Gugle Love”
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2024, 21:16

Me rastin e 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve më 7 dhe 8 prill, në kinemanë “Lumbardhi”në Prizren do të jepet premierë shfaqja “Gugle Love”.

Shfaqja është realizuar nga autori Ray Cooney dhe regjisori Deniz Dadal. Premiera e parë do të shfaqet të dielen nga ora 21:00, ndërsa repriza do jepet më 8 prill.

“Gugle Love” është një komedi e rallë dhe e zgjuar që përshkruan aventurat e Henry Perkins, një personazh që përjeton ngjarje të jashtëzakonshme pasi në metro merr një çantë të mbushur me para, duke fillaur kështu një udhëtim humoristik që do të mbushë teatrin me të qeshura dhe emocione të papritura, thuhet në njoftimin e Teatrit Rom “Nexhip Menekshe”.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika